Rrahim Pacolli, biznesmen nga Hajvalia e Prishtinës mbeti pa titullin e Konsullit të Nderit të Shqipërisë në Kosovë. Jo pak privilegje kishte gëzuar ai deri tash, falë këtij titulli. Por, Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj mori vendim që t’ia heqë këtë titull me arsyetimin se Pacolli nuk e meriton atë.
Një prej privilegjeve që gëzonte ai ishin targat e makinës me shkronjat CD që aplikohen për staf diplomatik. Ato gëzojnë goxha imunitet në trafik dhe gjatë kalimit të kufirit.
Reporteri.net mëson se targat e tilla Rrahim Pacolli i kishte vendosur në një veturë të tipit BMW X5. “Rrahim Pacolli kishte hapur edhe një zyre në Prizren, si seli e konsullit të nderit, titull që ai e gëzonte”, ka thënë një burim i Reporteri.net, teksa ka shtuar se konsull ishte bërë muajt e fundit.
Pacolli në profilin e tij shihet se jo rrallë herë ka pasur takime me ambasadorë të akredituar në Prishtinë por edhe me njerëz të skenës politike. Ai po ashtu llogaritet si një mik i mirë i kosovarit Qazim Osmani- Felixi, një biznesmen i kazinove nëpër Evropë dhe Serbi. Ministri Cakaj ka nisur tash e sa kohë një rishikim të politikës së jashtme të Shqipërisë, në aspektin e përfaqësimit. Ai ka larguar disa persona nga ambasada, por edhe ka hequr privilegjet për shumë konsuj tjerë të nderit./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.