×
  • Lajme
  • Lajme / Dhuna në parlament

    Rrahja mes deputetëve në Kuvend, Prokuroria nis hetimet

    Reporteri
    13 Korrik 2023 | 17:18

    Prokuroria Themelore në Prishtinë i ka iniciuar hetimet pas incidentit të sotëm që ndodhi në Kuvendin e Kosovës.

    Këtë e bënë të ditur nga vetë Prokuroria përmes një komunikate ku thuhet se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, mes tyre edhe marrja e deklaratave nga palët e përfshira në këtë rast.

    “Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Prokurori i Shtetit ka iniciuar hetime në drejtim të veprës penale ‘Sulmi’, sipas KPRK-së, lidhur me incidentin i cili ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës, si dhe ka autorizuar Policinë në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore, përfshirë po ashtu marrjen e deklaratave të palëve të përfshira në këtë rast”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Prishtinës.

    “Prokuroria në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, do t’i ndërmarre të gjitha veprimet konform dispozitave ligjore të KPPRK-së, deri në sqarimin e plotë të çështjes në fjalë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!