Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani ka shprehur sërish mospajtimet e tij më partinë që i përket. Rrahmani i cili prej fillimit e ka kundërshtuar Projektligjin për Shëndetin Riprodhues ka thënë se ai kundërshton mundësinë që një vajzë 18-vjeçare e pamartuar, pa e ditur donatorin të bëhet nënë.
“Fëmija që lind nga ky donim për shkak të ndalimit me ligj të njohjes së babës në këtë rast, apo nëse donuesei ka familje tjetër, ekziston mundësia që të shkohet deri te incesti. Kjo nuk ka të bëjë as me kulturën e traditën tonë. Unë jam kundër që një grua e pamartuar apo edhe çift që përmes donimit të dikujt tjetër t’i mohohet e drejta.”, tha Rrahmani ën DPT te Fidani.
Ai tha se në kurriz të një fëmije nuk mund të plotësohen të drejtat e një gruaje. Deputeti i VV-së tha se në këtë ligj është propozuar të përfshihet edhe nëna surrogate, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Rrahmani tha se e rëndësishme është që kjo nuk është e dobishme për gruan dhe shoqërinë. Sipas tij kjo nuk sjellë ndonjë dobi. Ai tha se me këtë ligj po provohet që Kosova të bëhet qendër evropiane e kësaj mënyre.
“Ky ligj nuk ekziston në shumicën e vendeve të Evropës.”, tha Rrahmani. Sipas tij këto procese kryhen dhe bëhen kryesisht përmes spitaleve private. Ai u shpreh se ky ligj ëhstë në interes të spitaleve private. Rrahmani tha se e mbështet fertilizimin në rast se bëhet fjalë për çifte.
“Mënyra është problematike., ndalimi i njohjes me ligj i donuesit i jep Kosovës një epitet që asnjë prej vendeve të rajonit nuk e ka. Kosova identifikohet si vend për kryerjen e këtyre veprimeve.”, u shpreh deputeti Rrahmani.