×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrëshqet dheu në Dragodan, e zë një person

    Reporteri
    05 Prill 2019 | 14:24

    Para pak minutash është raportuar për një rrëshqitje dheu në lagjen Dragodan, saktësisht në një vendpunishte.


    Siç raportojnë mediat, dyshohet se një person është zënë nga dheu, shkruan Reporteri.net.

    Zjarrfikësit, ambulance dhe ekipet e Policisë kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

    Reporteri ka kontaktuar Policinë e Kosovës por ata kanë qenë të paqasshëm. Flora Ahmeti dhe Agron Borovci nuk i kanë hapur telefonët e tyre.

    Sidoqoftë, Dragodani njihet si vend me rrezik të rrëshqitjeve të dheut. Madje, disa vjet më parë kishte rrëshqitur dheu në vendin ku po ndërtoheshin banesa./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!