×
  • Lajme
  • Lajme

    Rreth 30 të ndaluar në aksionin “Subvencione 2021”, mes tyre edhe qytetarë të dyshuar për dhënie ryshfeti

    Reporteri
    03 Dhjetor 2021 | 13:38

    Policia e Kosovës në koordinim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike, ka vazhduar sot aksionin “Subvencione 2021”.

    Policia e Kosovës e ka konfirmuar operacionin për Gazetën Online “Reporteri”, derisa ka thënë se informacionet e reja rreth arrestimeve do të jepen më vonë.

    Reporteri po ashtu ka mësuar se aksioni po zhvillohet në Pejë, Istog, Ferizaj e Lipjan.

    Ndërkohë, siç raporton Kallxo.com, në këtë operacion janë ndaluar rreth 30 persona, mes tyre edhe qytetarë të cilët dyshohen për dhënie ryshfeti për subvencione.

    Reporteri njoftoi më herët se aksioni “Subvencione 2021” nisi mëngjesin e sotëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!