×
  • Lajme
  • Lajme

    7 persona dyshohet se kanë prodhuar çertifikata të veteranëve

    Reporteri
    14 Mars 2019 | 19:45

    Gjashtë apo shtatë persona dyshohet se kanë prodhur çertifikata dhe vërtetitme të falsifikuara të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.


    Nga Blendi Gashi | Reporteri


    Policia e Kosovës njoftoi sot se në Prishtinë ka arrestuar një person të dyshuar për rregullim të certifikatave dhe vërtetime të falsifikuara të veteranëve të UÇK-së, shërbime për të cilat dyshohet se ka përvetësuar para, duke thënë se me rastin dyshohet të ketë të përfshirë edhe persona të tjerë.

    Megjithatë policia nuk tregoi sa mund të jetë numri i mundshëm i personave të përfshirë në këtë rast.

    Por këtë e ka mësuar Reporteri.net. Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati, ndërsa ka lavdëruar policinë për arrestimin e personit ka treguar se dyshohet se në raste të njëjtë janë të përfshirë edhe rreth shtatë persona.

    “E përgëzoi policinë që ka arrestuar një person për falsifikim të çertifikatave të veteranëve. Unë e konfirmoj për portalin tuaj se janë edhe rreth shtatë persona që dyshohet se kanë kryer vepër të tillë, dhe vijnë nga komuna e Prishtinës, Skenderajt e komuna tjera. Më vije mirë që zbulohen mashtrimet dhe ngadalë keqpërdoruesit e vërtetë të dalin para drejtësisë”, ka thënë Gucati për Reporteri.net.

    Ai ka folur edhe për kërkesën e prokurorit Enver Krasniqi që të ndalen pagat për 19 mijë veteranë.

    “Nuk jemi të kënaqur fare me vendimin e Prokurorisë Speciale që të ndalen pagat për 19 mijë veteranë. Është diku 7 mijë numri i veteranëve i saktë në këtë listë. Paga mund t’iu ndalet vetëm veteranëve të pamerituar, ndërsa unë do t’i përkrahi veteranët e vërtetë. Nëse i ndalin pagat do të thërras protestë para Prokurorisë Speciale. Ishalla nuk ndodh. Është mirë që Prokuroria t’i merr dosjet e veteranëve dhe personat që kanë bërë shkelje t’i vë në bankën e të akuzuaruve dhe t’ua merr paratë. Si Organizatë e veteranëve jemi me përkrahë drejtësinë, por jo në këtë formë”, ka thënë Gucati.

    Ai paralajmëron destabilizim të situatës në rast se pensionet ndalen, pasi nuk mund të siguroi se protestat do jenë të qeta.

    “Mos të destabilizojë vendin, mund të dalim në protestë dhe mund të jetë e dhunshëm. Prokuroria nuk duhet t’i shtijë të gjithë me një thes, por vetëm personat që kanë mashtru”, thotë Gucati. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!