×
  • Lajme
  • Lajme

    Rriten rastet me koronavirus në Kosovë, 33 të infektuar në 24 orët e fundit

    Reporteri
    29 Dhjetor 2021 | 12:27

    33 raste të reja koronavirus janë konfirmuar sot në Kosovë, ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media, i pyetur për variantin Omicron i cili tashmë ka arritur në Kosovë.

    Kurti ka bërë të ditur se këtë rezultate kanë dalë 3058 mostra të testuara.

    Kryeministri u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen dhe të marrin dozën e tretë të vaksinës, ngase ai tha se kjo është mënyra e vetme për t’u mbrojtur nga virusi.

    Javën e kaluar në Kosovë u konfirmuan rastet e para me variantin Omicron, shumica të importuara nga jashtë./Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!