×
  • Lajme
  • Lajme

    Rritet numri i rasteve me koronavirus në Kosovë në 24 orët e fundit

    Reporteri
    30 Dhjetor 2021 | 15:00

    Është rritur numri i rasteve me koronavirus në Kosovë. Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 53 raste të reja, njofton Ministria e Shëndetësisë, gjersa nuk është raportuar për asnjë viktimë.

    Msh njofton edhe për 5 të shëruar në 24 orët e fundit.

    Dje janë dhënë 2.324 doza të vaksinës kundër COVID-19.

    Aktualisht, numri i rasteve aktive është 419.

    Njoftimi i plotë:

    30 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
    ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.324 doza të vaksinës kundër COVID-19.
    ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.671.559 doza të vaksinës.
    ℹ Deri më sot 782.060 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
    ℹ Nga 3.263 testime, 53 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
    ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
    ℹ Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.033.
    ℹ Në total numri i rasteve aktive është 419.
    ➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!