Dy vetura janë përplasur mes vete mbrëmjen e sotme në Suharekë, në rrugën Vraniq-Bukosh.

Lajmin e ka konfirmuar për gazetën online Reporteri.net, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Nga ky aksident mes dy veturave, njëra prej të cilave me targa të hyaja, kanë mbetur të lënduar dy persona.

Reklamë

”Aksidenti ka ndodhur në ora 18:55 në rrugën Vraniq-Bukosh. Në këtë aksident janë të përfshira dy automjete, njëra me targa vendore tjetra me targa të huaj. Kemi të lënduar dy të lënduar, pas trajtimit mjekësor në Qendrën e Mjekësisë në Suharekë, njëri prej tyre është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit”, tha Gashi.

“Me këtë rast është duke u marrë njësiti rajonal që po merret me hetimin e shkaqeve të këtij aksidenti”, ka thënë tutje ai. /Reporteri.net/.

Foto: Theranda Post
Foto: Theranda Post
Foto: Theranda Post