Komandanti i zonës së Llapit, Rrustem Mustafa, ka filluar dëshminë e tij në Gjykatën Speciale të Hagës.

Kjo dëshmi, ka shkaktuar përplasje në seancën e ditës së djeshme që po mbahej në Hagë, kjo pasi Prokuroria në momentet e fundit ka kërkuar që dëshmitë e mëhershme të Remit të merren parasysh, në mënyrë që sipas tyre “të kursehet koha”.

Pra, Prokuroria kërkoi që Remi të mos shkojë në seancë për të konfirmuar dëshmitë e mëhershme, por vetëm të përgjigjet në kundër-pyetjet e mbrojtjes.

Reklamë

Nëse dëshmitë e Mustafës merren parasysh, atëherë mbrojtja me gjasë nuk do të ketë kohë të parashtrojë pyetjet e saj në detaje.

Kjo ka shkaktuar kundërshtime të ashpra nga avokatët.

Rrustem Mustafa-Remi, ka dhënë betimin se do ta thotë të vërtetën para Gjykatës Speciale.

Gjyqtari ka lexuar të drejtat dhe detyrimet për Remin, si dëshmitar.

Dëshmia e tij pritet të zgjasë 35 orë në total. 12 orë pritet që Remi të dëshmoj, duke u pyetur nga Prokuroria, si dhe 23 orë nga mbrojtja.

Reklamë