×
  • Lajme
  • Lajme

    Rusia: Po i shohim me vëmendje ngjarjet ‘dramatike’ në Kosovë

    Reporteri
    29 Gusht 2022 | 16:26

    Ministria e jashtme ruse përmes një njoftimi tha se janë duke i parë me vëmendje, siç i quajtën ata, “ngjarjet dramatike në Kosovë”.

    Në deklaratën thuhet se Rusia mbetet në qëndrimin se çështja mes Kosovës dhe Serbisë duhet të trajtohet sipas Rezolutës 12/44 të Këshillit të Sigurimit, “si i vetmi themel ligjor”.

    Kjo ngase, siç vazhdojnë të supozojnë ata, vetëm përmes kësaj rezolutë definohet qartësisht integriteti territorial i Serbisë.

    “Ne do të vazhdojmë të ndihmojmë të gjendet një zgjidhje të drejtë. Pikat kyçe të qëndrimit tonë janë të njohura”, thuhet në deklaratën e ministrisë së jashtme ruse.

    Në këtë deklaratë, Rusia fajëson BE-në dhe ShBA-në për ngjarjet mes Kosovës dhe Serbisë.

    “Amerikanët janë futur ashpër, qëllimet cinike të të cilëve në lidhje me Ballkanin, qartazi nuk korrespodojnë ndaj përshkallëzimit të pakontrolluar në këtë pjesë të rajonit”, thotë deklarata.

    “Përdoret receta e vjetër: të rritet presioni ndaj lidershipit të Serbisë, ‘të shantazhohet Beogradi me humbje të perspektivës evropiane’”, thuhet më tej.

    Përveç kësaj, kjo ministri shprehet e indinjuar edhe ndaj deklaratës së zv/ndihmës sekretarit amerikan të shtetit, Gabriel Escobar se “duhet të harrohet narrativa se Kosova është Serbi, dhe të kthehet në Kosova dhe Serbia janë Evropë”.

    Përveç Escobar-it, ministria e jashtme ruse i reagoi edhe deklaratës së ambasadorit amerikan në Beograd, Christopher Hill, i cili tha se nuk sheh që Rusia të jetë ndofarë partneri i Serbisë, si dhe për vizitën e ministrit të brndshëm Aleksandër Vulin, se nuk e kupton pse ka shkuar në Moskë.

    “Me deklaratat monotone të tij, zyrtar i departamentit të shtetit edhe njëherë shpalosi qëndrimin armiqësor të Uashingtonit ndaj politikë së pavarur multi-vektoriale të Beogradit”, thotë ministria ruse.

    Për ta konkluduar reagimin e tyre, Rusia thotë se “i pëlqeu dikujt apo jo, themeli ligjor për zgjidhjen e çështjes së Kosovës mbetet Rezoluta 12/44 e Këshillit të Sigurimit”.

    “Përveç kësaj, është e papranueshme të devaluohen elementet kyçe të identifikuara në dialogun Beograd-Prishtinë. E para, po flasim për krijimin e Asociacionit të komunave serbe, si mekanizëm për sigurimit e të drejtave të serbëve të provincës”, thuhet në deklaratë.

    Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, si interpretuesja më e lartë e ligjit ndërkombëtar, pavarësinë e Kosovës e ka shpallur në pajtim të plotë me ligjin ndërkombëtar në vitin 201-, pasi Serbia kishte kërkuar sqarim rreth ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës të shpallur më 2008.

    Madje edhe vetë Putin, provon ta përdor si argument në favor të tij opinionin e GJND-së për pavarësinë e Kosovës, kur i referohet rajoneve separative të Donbasit, invazionin e të cilëve e ka nisur që nga 24 shkurti i këtij viti./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!