×
  • Lajme
  • Lajme

    Sami Lushtaku shpall kandidaturën për kryetar të PDK-së në Skenderaj

    Reporteri
    16 Prill 2019 | 12:12

    Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka paraqitur kandidaturën e tij për kryetar të degës së PDK-së në Skenderaj.


    Lushtaku  përmes një njoftimin në llogarinë e tij në Facebook, tha se e mori këtë vendim duke parë edhe vullnetin e anëtarësisë së PDK-së në Skenderaj, që ai të kandidojë në këtë post, shkruan Reporteri.net.

    ”Duke u bazuar në rregulloren për zgjedhjet e brendshme të Partisë Demokratike të Kosovës, duke falënderuar të gjithë qytetarët për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, duke parë vullnetin e anëtarësisë së PDK-së në Skenderaj, duke shprehur besimin për të vazhduar së punuari në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim, sot, zyrtarisht, paraqes kandidaturën time për kryetar të degës së PDK-së në Skenderaj”, shkroi Lushtaku. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!