×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Samiti me “The Economist”, Bislimi e prezanton rritjen ekonomike të vitit të kaluar, flet për 35 mijë vende të reja pune

    Reporteri
    25 Tetor 2022 | 20:46

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, mori pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor ‘’The Western Balkans Summit 2022’’, organizuar në Prishtinë nga revista prestigjioze The Economist, në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës.

    Në këtë samit, Bislimi si arritje prezantoi rritjen ekonomike prej 10.7 % të vitit të kaluar.

    Po ashtu, sipas një komunikate të ZKM’së, bëhet e ditur se Bislimi foli edhe për krijimin e 35 mijë vendeve të reja të punës.

    “Në lidhje me arritjet e këtyre objektivave, zëvendëskryeministri tha se rrëfyes dhe tregues të suksesit janë rritja ekonomike prej 10.7%, rritja e të hyrave buxhetore me 30%, rritja e eksporteve me 2/3, rritja e investimeve të huaja direkte me 22% dhe krijimi i 35.000 vendeve të reja të punës, ku 10.000 prej tyre janë vende të punës të formalizuara, duke ditur dhe vështirësitë në reduktimin e ekonomisë informale, por edhe sa e rëndësishme është kjo për ambientin e biznesit”, thuhet në komunikatën e ZKM’së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!