×
  • Lajme
  • Lajme / Emisari gjerman

    Sarrazin: Lista Serbe s’më dha ide kompromisi për bojkotin e 21 prillit

    Reporteri
    11 Prill 2024 | 22:38

    Emisari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, gjatë ditës është takuar me përfaqsues të  Listës Serbe.

    Në një bashkëbisedim me gazetarë, Sarrazin tha se nga takimi me Listën Serbe nuk doli me ndonjë ide të qartë se si kjo parti mund të tërhiqet nga vendimi për ta bojkotuar votimin për shkarkimin e kryetarëve të komunave në veri të vendit, më datën 21 prill.

    “Ky takim nuk më dha shenja të qarta të cilat do të më jepnin idenë se cili do të ishte kompromisi”, tha Sarrazin, transmeton Dukagjini.

    Sarrazin foli edhe për çështjen e lobimit të Serbisë për ta penguar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, duke thënë se një gjë të tillë nuk e lejon Marrëveshja e Ohrit.

    “Unë nuk jam në pozitën e referit që të vendosë kush po e shkel marrëveshjen e kush jo. Por, sipas pikëpamjes time dhe asaj si e lexoj Marrëveshjen e Ohrit, Serbia nuk duhet të pengojë Kosovën në anëtarësim në organizata ndërkombëtare”, ka thënë Sarrazin.

    Për marrëveshjen, Sarrazin shtoi se të dyja shtetet duhet t’i kryejnë obligimet e tyre.

    Sarrazin është takuar sot edhe me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

    Pas takimi me emisarin gjerman, presidentja Osmani tha se në takimin e sotëm me Sarrazinin folën për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

    “Gjithashtu diskutuam për zbatimin e marrëveshjeve të Procesit të Berlinit si dhe zhvillimet e fundit në vend dhe rajon”, shkroi Osmani në X.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!