×
  • Lajme
  • Lajme

    SBASHK-u i pakënaqur me qasjen e Kurtit ndaj sindikatave

    Reporteri
    23 Dhjetor 2021 | 12:48

    Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës i është drejtuar sot me një letër publike kryeministrit Albin Kurti, në të cilën kanë shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me qasjen e kreut të ekzekutivit karshi sindikatave.

    Kurti ditë të më parë pati deklaruar se “sikurse në skenën politike që ka pasur nevojë për ndryshime, në shumë sektorë të shoqërisë ka nevojë për ndryshime”, duke i fajësuar edhe disa kryetarë të sindikatave për gjendjen e keqe në arsim e në shëndetësi.

    Në letrën e SBASHK-ut të nënshkruar nga kryetari Rrahman Jasharaj, i kërkohet kryeministrit Kurti që të lë të lirë vullnetin e anëtarësisë në mënyrë që përmes delegatëve të zgjedhur të vendoset për kryetarin e ri.

    “Kryeministër Kurti ta lëmë në vullnetin e anëtarësisë e përmes delegatëve të zgjedhur nga ata të vendoset për kryetarin e ri të SBASHK-ut sepse këtë vullnet nuk mund të ndryshojë e mohoj askush, pra as ju si Kryeministër, apo dikush tjetër nga institucionet e Kosovës”, thuhet në letrën publike të SBASHK-ut drejtuar kryeministrit.

    Sipas SBASHK-ut, të pakënaqur me qasjen e kryeministrit Kurti janë shprehur edhe Komiteti i Sindikatave Evropiane të Arsimit (ETUCE) dhe nga Unioni Evropian i Sindikatave të Shërbimeve Publike (EPSU)

    “Kryeministër të ruhemi sidomos në komunikim me ndërkombëtarët që të mos deklarojmë e të mos shkruajmë gjëra të cilat nuk qëndrojnë dhe për të cilat nuk kemi as edhe një argument”, thotë SBASHK.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!