Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka falënderuar liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti për mbështetjen që tregon ndaj shqiptarëve, kjo pasi kryevetëvendosësi sonte ishte në mbështetje të Blerim Rekës, kandidat shqiptar për president të Maqedonisë Veriore, shkruan Reporteri.net.
Sela ka theksuar se Albin Kurti është shqiptar i madh, që punon për të gjithë.
“Faleminderit Albin që je kaq shqiptar i madh, që punon për të gjithë, pavarësisht se fati na ka ndarë”, ka shkruar Sela në Facebook.
Kurti, mori pjesë në fushatën hapëse të Blerim Rekës për president të Maqedonisë së Veriut me ç’rast tha shqiptarët kanë rastin të respektojnë veten duke votuar kandidatin për president Blerim Reka.
“Blerimi nuk është i korruptuar dhe nuk korruptuar. Blerimin duhet ta votoni edhe për atë që ai është. Ju e njihni mirë si shkupjan, diplomat e profesorë, intelektualë e publicistë. Unë e njoh edhe më mirë si këshilltar për marrëdhënie ndërkombëtare i Adem Demaçit në zyrën e UÇK-së në vitet e luftës së Kosovës”, tha Kurti.
Kujtojmë se “shqiptari i madh” i Zijadin Selës, së fundi ka dalë kundër ideve për bashkimin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës me Kosovën. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.