×
  • Lajme
  • Lajme

    Selakoviç për takimin Kurti-Vuçiç: Serbia do të insistojë në Asociacionin, e dimë secilën pikë e presje të marrëveshjes

    Reporteri
    16 Gusht 2022 | 11:34

    Vuçiç do të insistojë që Kosova të përmbush detyrimet e saj ndaj Marrëveshjes së Brukselit, tha kryediplomati serb Nikolla Selakoviç në televizionin Pink.

    Për takimin e Nivelit të Lartë më 18 gusht në Bruksel, Selakoviç tha se Serbia nuk do të lejojë “të hiqet sysh” bashkësia e komunave me shumicë serbe, përcjell Reporteri.net.

    “Situata është e tensionuar dhe është bërë barrë nga sjellja me mendjelehtësi e Prishtinës”, tha kryediplomati serb, derisa shtoi se “kjo është arsye për t’u shqetësuar”.

    “Shqetësim tjetër edhe më i madh është se zyrtarët perëndimorë të cilën kanë pranuar separatizmin e tyre ia japin Prishtinës këtë të drejtë”.

    Kryediplomati në largim gjersa fajëson palën kosovare, lartëson “figurën negocuese” të presidentit serb, Aleksadër Vuçiç.

    Pyetur rreth kërkesës së kryeministrit Albin Kurti për njohje të ndërsjellë në takimin e 18 gushtit, Selakoviç tha se “pretj tij gjithçka mund të pritet, është figurë e paparashikueshme”, transmeton Reporteri.net.

    “Problemi i tyre është se Aleksandër Vuçiç di gjithçka shumë mirë, secilën presje e pikë të Marrëveshjes së Brukselit, ai di për çfarë është pajtuar dhe paraparë dhe me të s’luani dot. Ai rezonon mirë dhe qëndron në pozicione që nuk mund të ndryshohen e as shmangen”, tha Selakoviç.

    Orë më parë të njëjtën linjë argumentimi ndoqi edhe kryeministrja serbe në largim, Ana Bërnabiç, e cila tha se Asociacioni nëse bëhet sipas Kushtetutës së Kosovës.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ditë më parë përsëriti qëndrimin e tij të kahershëm se Asociacion të ndërtuar mbi parime dhe linja etnike “nuk mund të kalojë as për nga germa as për nga fryma e Kushtetutës së Kosovës”.

    Asociacion mund të ketë sipas modeleve “zhvillimore, ekonomike ose gjeografikr” u shpreh kryeministri, por në asnjë mënyrë jo sipas linjave etnike.

    Zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit i ngarkuar edhe me çështje të Ballkanit Perëndimor ditë më parë lajmëroi se Kryeminstrit Kurti dhe Presidentes Osmani në Washington u është kërkuar të nisin negociatat për formimin e Asociacionit.

    Megjithëkëtë edhe Escobar bëri të ditur se ShBA nuk kërkon që Asociacioni të jetë shtet brenda shtetit, dhe në asnjë mënyrë jo të kërcënojë stabilitetin dhe funksionalitetin e shtetit.

    Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borell, javë më parë në një përgjigje me shkrim për televizionin N1 ndonëse bëri thirrje që të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel të implementohen nga palët, tha se “BE nuk posedon asnjë mekanizëm detyrues” që të shtrëngojë implementimin e tyre, shkruan Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!