×
  • Lajme
  • Lajme

    Selmanaj, Kurtit: “Adoleshent politik, vendimet e vjetra i promovon si të reja dhe të tij”

    Reporteri
    20 Shtator 2022 | 14:29

    “Adoleshent në politik” dhe “me logjikë primitive”, e ka vlerësuar deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, kryeministri kosovar, Albin Kurtit, i cili një ditë më parë lajmëroi se në kuadër të Zyrës së Kryeministrit do të themelohet edhe Zyra për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Formimin e Zyrës në fjalë, Selmanaj tha se e ka votuar atëbotë Qeveria Hoti, përkatësisht më 28 shtator 2020, ndërsa më 13 janar 2021, sipas tij, janë përcaktuar edhe detyrat konkrete për ministritë e caktuara.

    “Adoleshenca politike dhe logjika primitive e disa politikanëve ballkanas i dërgon të tillët në përfundimet se historia e një vendi fillon me ta dhe nga ta”, u shpreh Selmanaj. “Albin Kurti promovon si ide dhe vendime të reja diçka që para dy vitesh Qeveria Hoti i ka marrë”.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, një ditë më parë emëroi ish-kryetarën e Komunës së Preshevës si këshilltare politike për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

    Këtë emërim, kryeministri e tregoi si në funksion të përmirësimit të gjendjes së shqiptarëve në komunat me shumicë shqiptare në Serbi.

    “[…] dhe për mbrojtjes e avancimit të të drejtave të tyre, do të themelojmë Zyrën për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc […]”, tha Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

    Emërimin e Sinanit këshilltare, e qortoi nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, e cila konsideron se është dashur të emërohet një personalitet jopartiak, ngase, sipas saj, një gjë e tillë shkakton përçarje.

    “Fatkeqesisht, qasje të njejtë destruktive e tendenca përçarëse Kryeministri Kurti ka shfaqur edhe me përpjekjet e tij për të ndërhyrë ne skenën politike në Shqipëri, Maqedoni, etj”, ka vlerësuar Vlora Çitaku./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!