Në përvjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë se përveç urimeve të zyrtarëve të qeverisë, për ShBA-në më e rëndësishme do të ishte nëse qeveria e Kurtit dhe shumica parlamentare e VV-se do t’i përvetësonin vlerat amerikane.
Selmanaj përmes një shkrimi në Facebook i ka listuar disa vlera amerikane, për të cilat thotë se qeveria Kurti nuk i implementon.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e tij:
NUK është vlerë amerikane të shkelësh Kushtetutën e Republikës me dhjetëra herë.
NUK është vlerë amerikane të sulmosh gjykatat.
NUK është vlerë amerikane të tentosh të kontrollosh ekonominë e lirë të tregut.
NUK është vlerë amerikane të tentosh të kontrollosh dhe të mbyllësh mediat.
NUK është vlerë amerikane të nënshkruash kontrata sekrete multimilionëshe.
NUK është vlerë amerikane ta shkatërrosh administratën shtetërore.
NUK është vlerë amerikane ta fyesh dhe ta sulmosh opozitën.
NUK është vlerë amerikane të falësh borxhet ndaj shtetit. Etj, etj.
Prandaj, më e rëndësishme se urimet dhe simbolikat me flamur amerikan, do të ishte implementimi i vlerave amerikane nga qeveria e Albin Kurtit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.