Ngërçi rrezikon paqen e fituar me shumë mund.
Kështu shkroi senatorja amerikane demokrate Jeanne Shaheen në një deklaratë të përbashkët me senatorët Ron Johnsson, Thom Tillis dhe Chris Van Hollen, raporton gazeta online Reporteri.net.
Shaheen the Tillis të cilit ishin në një vizitë në Kosovë në prill, u shprehën “të zhgënjyer” me mungesën e progresin për të gjetur rrugë diplomatike në zgjidhjen e çështjes së targave.
“Jemi të shqetësuar për rrezikun e dhunës, e cila rrezikon paqen e fituar me shumë mund gjatë dekadave”, thuhet në deklaratën e senatorëve.
Senatorët i drejtohen specifikisht Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit të gjejë zgjedhje me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, çka semantikisht lexohet si një kërkesë e drejtuar në njërën palë, shkruan Reporteri.net.
“E inkurajojmë Kryeministrin Kurti të shterrojë të gjitha shtigjet diplomatike për të gjetur zgjidhje paqësore në këtë çështje me Presidentin Vuçiç”, vazhdon thirrja.

Më tej, senatorja amerikane në cicërimën e saj, ku përmbledh mesazhin e përbashkët me senatorët, shprehet e zhgënjyer për mungesën e një zgjidhje për targat, derisa shpreh edhe mbështetje për përpjekjet e BE-së për të arritur zgjidhje paqësore.
Disappointed Kosovo & Serbia could not come to agreement concerning the longstanding disagreement over car license plates. The impasse puts hard-won peace at risk. We support the EU’s efforts to broker a peaceful resolution. My statement w/ Sens. Johnson, Tillis & Van Hollen: pic.twitter.com/ns2T5zeQTM
Reklamë— Sen. Jeanne Shaheen (@SenatorShaheen) November 21, 2022