Sot në Shkup po zhvillohet një protestë e organizuar nga organizatat e veteranëve, në shenjë mbështetjeje për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.
Pjesëmarrësit kanë mbërritur në sheshin “Skënderbeu” me flamuj kombëtarë, pankarta dhe simbole mbështetëse, ndërsa atmosfera është karakterizuar nga thirrje patriotike dhe fjalime nga përfaqësues të ndryshëm të organizatave.
Gjatë protestës, nuk kanë munguar incidentet. Nga skena është dëgjuar thirrja “Serbi, serbi…”, e cila ka nxitur reagime dhe ka bërë që një person të largohet nga bina e vendosur në shesh.