×
  • Lajme
  • Lajme

    “Serbia do hapa të vegjël e gradual, e jo normalizim të plotë marrëdhëniesh”, konstaton Kurti

    Reporteri
    24 Gusht 2022 | 12:21

    Serbia nuk është e interesuar për normalizim të plotë të marrëdhënieve, por për hapa të vegjël e gradual, vlerësoi kryeministri kosovar, Albin Kurti, në konkluzionin e tij rreth takimit të Nivelit të Lartë në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, transmeton “Reporteri.net”.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili të dielën tha se Kosova ka refuzuar çdo propzim të bërë nga Beogradi sa i përket targave dhe dokumenteve serbe, Kurti tha se një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

    Kryeministri Kurti tha se nuk kanë inicuar asnjë masë për të cilën nuk ekziston nënshkrimi i palës serbe në kuadër të marrëveshjeve të Brukselit. “Por, problemi është se ata duan që të jenë të vetmit që implementojnë ato ndaj shtetasve të Kosovës”.

    Tash po i implementon edhe Kosova, tha Kurti.

    Kurti, qysh më herët ishte shprehur se në Bruksel nuk do të diskutojë për dy masat e reja të qeverisë së tij. Në Bruksel, ishte shprehur, Kosova shkon për marrëveshje të qendërzuar në njohje reciproke.

    Kujtojmë se në Kapitullin 35 negocues të Serbisë me BE-në, kapitull ky që i kushtohet “normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, Serbisë në nënkapitullin e Lirisë së Lëvizjes, i kërkohet zbatimi i targave të Kosovës për rezidentën e Kosovës në veri të vendit.

    Në lidhje me ato që presidenti serb i ka paraqitur me dramaticitet për gjoja planifikim të dëbimit të serbëve, ose siç e quan ai, “pogrom ndaj serbëve”, Kurti tha se kjo është retorikë luftënxitëse artificiale që prodhohet nga Beogradi.

    “Atyre nuk u intereson ta zbatojnë atë, vetëm se si u shkatërruan jetët e serbëve nga Kosova. Ata refuzuan gjithçka. Dhe targat KS, dhe gjithçka. Sepse i vetmi qëllim i torturimit të popullit tonë në Kosovë është dëbimi përfundimtar i tyre”.

    “Qëllimi është shfuqizimi i çdo gjëje që ka të bëjë me shtetin serb dhe të bëhet përndjekja e serbëve nga Kosova”, kishte thënë Vuçiç.

    Kosova nuk mund të prodhojë targa status-neutrale, në rend të parë sepse Kosova është shtet i pavarur, u shpreh kryeministri, ndërsa në anën tjetër, sepse ekziston marrëveshje që targave KS u ka skaduar afati i prodhimit. Për një gjë të tillë, ekziston edhe vetë pajtimi i palës serbe që ato kanë skaduar më 2018, e përkatësisht më 2021.

    Kurti, përmendi gjashtë pikat e kornizës së marrëveshjes së përgjitshme të propozuar.

    “Kemi elaboruar në gjashtë kapituj. Kapitulli i parë të definonte qartë statusin e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve e kontekstin ndërkombëtar, që nënkupton në njërën anë njohje reciproke e në anën tjetër rrugën tonë drejt anëtarësimit të plotë në organizata ndërkombëtare”.

    “Në kapitullin e dytë duhet të trajtojmë ballafaqimin me të kaluarën, të adresojmë të kaluarën ku hyjnë personat e zhdukur me dhunë, viktimat e dhunës seksuale, personat e zhvendosur, drejtësia tranzicionale, dëmet materiale dhe jomateriale të luftës, kthimi i dokumentacioneve publike dhe artefakteve arkeologjike e etnologjike”.

    “Pas trajtimit të plotë të së kaluarës mund të diskutojmë për të ardhmen, që ka të bëjë me vendosjen e bashkëpunimit me dy vendeve. Pas trajtimit të plotë të së kaluarës mund të diskutojmë për hapat e të ardhmes, që kanë të bëjnë me vendosjen e bashkëpunimit”, ka thënë kryeministri.

    “Në kapitullin e katërt kemi ofruar trajtimin e barabartë të pakicave respektive, si për serbët në Kosovë ashtu edhe shqiptarët në Serbi. Në kapitullin e pestë duhet të konsiderojmë marrëveshjet e deritashme, por jo me idenë e rinegocimit të tyre, siç është plasur dezinformata nga pala tjetër, por shqyrtimi i asaj se cilat nga këto marrëveshje veçse janë tejlaluar nga pranimi e nënshkrimi i marrëveshjes finale ligjërisht të obligueshme e cilat prej tyre duhet të vazhdojnë të implementohen”.

    “Kapitulli i fundit ka të bëjë me vendosjen e mekanizmave për zbatimin e marrëveshjeve dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve eventuale gjatë zbatimit. Ka qenë pritja jonë që pika e parë e agjendës të konsumonte pjesën më të madhe të kohës, e për këtë arsye kemi qenë të gatshëm të qëndrojnë përtej të enjtes”, u shpreh Albin Kurti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!