×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbia, kërcënim për rajonin – Delawie bën me gisht kah Vuçiçi

    Reporteri
    22 Gusht 2022 | 14:17

    “Mos u gënjeni, Serbia është kërcënimi i njëmendtë këtu, e jo Kosova”, shkroi ish-ambasadori amerikan, Greg Delaweie, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    Përmes një cicërime në  Twitter, Delawie shpërndau një lajm me titullin viktimizues të presidentit serb, Aleksandër Vuçis, se “Serbia paralajmëron se do të mbrojë serbët e Kosovës, nëse NATO s’e bën”.

    Luftënxitës të Ballkanit e quajti Delawie, Aleksandër Vuçiçin.

    Megjithëkëtë, ish-ambasadori amerikan u shpreh i sigurtë se “forca paqeruajtëse e NATO-s në Kosovë, KFOR-i, do ta kryejë punën e saj”.

    “Ky është një tregim i mirëshkruar që nuk ‘e dyanëson’ situatën”, përfundoi ai.

    Presidenti serb në një adresim për mediat serbe tha se “nëse KFOR’i s’e kryen punën e saj  në Kosovës, Serbia vetë do të lëvizë në mbrojtje të serbëve”.

    Krejt, kjo, duke paraqitur projeksioni për gjoja planifikim “për t’i dëbuar serbët nga Kosova”, gjë të cilën e gjejmë si lajtmotiv të diskursin të Aleksandër Vuçiç.

    Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, u ngjallën pasi Beogradi instrumentalizoi rezistencën lokale të serbëve në veri të vendit për të mos pranuar masat e reja reciproke të qeverisë kosovare.

    Një takim i Nivelit të Lartë në kuadër të dialogut të fascilituar nga BE-ja u aranzhua mes kryeministrit kosovar, Albin Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiça, mirëpo nga ky takim nuk u konkludua ndofarë pajtese për çështjet në fjalë.

    Kryeministri Albin Kurti, është shprehur adamant se vendimet e qeverisë së tij nuk do të jenë temë në bisedimet e Brukselit.

    Targat ilegale të lëshuara nga MPB-ja serbe për veturat në veri, Kurti ka marrë vendim që t’i ndalojë. Përveç kësaj, regjimin e dokumenteve hyrëse/dalëse që Beogradi e ka ushtruar ndaj shtetasve të Kosovës që u duhet të kalojnë tranzit për Serbi, Kurti e ka aplikuar reciprokisht tash për Serbinë, shkruan Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!