×
  • Lajme
  • Lajme

    “Serbia në rrezik t’i kthehen vizat dhe të bëhet Bjellorusi e re”

    Reporteri
    17 Tetor 2022 | 11:08

    Serbia rrezikohet me rikthim të regjimit të vizave në zonën Schengen dhe të kthehet në një Bjellorusi të re, ka paralajmëruar eurodeputetja gjermane, Viola von Cramon, në një intervistë për gazetën e përditshme serbe “Nova.rs”, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Koha e të qëndruarit ulur “në dy karrige” ka marrë fund për Serbinë, tha Cramon, duke shtuar se një gjë e tillë i është kumtuar “fort mirë” presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

    Reputacioni i Serbisë nuk ka qenë më i keq se sot që nga vitit 1999 në kohën e Slobodan Millosheviçit, siguroi Viola von Cramon.

    “Serbia po provon të ekuilibrojë mes një lufte agresive të qartë ruse kundër Ukrainës, dhe shumë prej nesh po kërshërisim rreth asaj se nga po drejtohet Serbia?”, u shpreh ajo për gazetën serbe.

    Ajo rikujtoi “skenën”, siç tha ajo, mes kryediplomatëve serbë dhe rus në New York, për të cilën tha se “ishte një pikëkthese për neve” si dhe “një rikujtues i qartë se duhet t’i dërgojmë mesazh Presidentin Vuçiç se çfarë vendimesh merr për vendin e vet”.

    “Duket tepër keq për Serbinë”, potencoi eurodeputetja.

    Gjithashtu, problematik të veçantë Cramon e quajti politikën e paharmonizuar serbe sa i përket çështjeve të vizave me BE-në, raporton Repoteri.net.

    Azilant nga kontinente si Afrika apo vende si India e përdorin Serbinë për të kaluar ilegalisht në BE. “Kjo është e papranueshme”, u shpreh ajo.

    “Nuk mund ta pranojmë Serbinë të jetë një lloj Bjellorusie e re, që përdor migracionin si armë kundër BE-së, do të kërkojmë për shpjegime shtesë”, u shpreh ajo derisa shtoi se Serbia rrezikon të bëhet një “kukull e re ruse” siç është rasti me Bjellorusinë e Aleksandër Llukashenko-s.

    Do të ishte goditje tepër e rëndë, u shpreh ajo, që si pasojë e kësaj Bashkimi Evropian t’i kthente regjimin e vizave për shtetasit serbë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!