×
  • Lajme
  • Botë

    Serbia nuk është neutrale ndaj agresionit rus, thotë kryeministrja serbe

    Reporteri
    28 Shtator 2022 | 11:29
    Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç

    Serbia nuk është neutrale ndaj agresionit rus mbi Ukrainën dhe as nuk do t’i njohë referendumet në pjesët e pushtuara, deklaroi kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç në Tokio, raportoi “Nova”, përcjell Reporteri.net.

    I vetmi dallim i Serbisë në raport me shtetet e tjera, Bërnabiç tha se Serbia nuk i vendos sanksione Rusisë, sepse, siç tha ajo, “kemi arsye të mirëmenduara për këtë”.

    “Ne nuk jemi neutralë në këtë çështje, pozicioni ynë është krejtësisht i qartë, iu bashkuam rezolutave të OKB-së dhe deklaratave të BE-së ku dënuam agresionin kundër Ukrainë, Ministria e Jashtme deklaroi se nuk do të pranojmë rezultatet e referendumeve, por i vetmi dallim është që ne nuk deshëm dhe nuk duam të vendosim sanksioneve ndaj Rusisë dhe kemi arsye të mirëmenduara për këtë”, ka thënë Bërnabiç.

    Gjatë qëndrimit të saj në Tokio, kryeministrja serbe tha se “është e rëndësishme” të shpjegohen qëndrimet e Serbisë.

    Serbia është i vetmi vend në konitentin evropian, përjashto Bjellorusinë, që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë. Këtë ata e arsyetojnë me nevojën “për veton ruse ndaj Kosovës në Këshillin e Sigurimit”, “vëlllazërinë tradicionale sllavo-ortodokse” mes Serbisë dhe Rusisë, si dhe varësinë e krjetësishme energjetike nga gazi rus.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se nuk mund të vendos sanksione ndaj Rusisë “kur mbi 80% e opinionit serb është kundër sanksioneve ndaj Rusisë”./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!