×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbisë mund t’i bëhet ultimatum për anëtarësimin e Kosovës në OKB, thotë Staroviç

    Reporteri
    20 Shtator 2022 | 11:37

    Serbia gjendet në presion të vazhdueshëm për të lejuar anëtarësimin e Kosovës në Kombe të Bashkuara, ka thënë sekretari i ministrisë së jashtme; Nemanja Staroviç, në televizionin serb “Prva”, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Nuk përjashtohet se Serbisë mund t’i bëhet ultimatum për anëtarësimin e Kosovës në OKB, tha ai, teksa shtoi edhe se “nëse vjen puna aty, as nuk do të mund ta pranojmë e as ta refuzojmë”.

    Se çfarë përmbajtje mund të ketë ultimatumi ndaj Serbisë, Staroviç thotë se “nuk e di”, por se shprehtet i sigurtë se “do të jenë në lidhje me mohimin e investimeve, dhe tërheqjen e disa ndërtesave prodhuese”.

    Po qe se një gjë e tillë ngjan, shefi i stafit të ministrisë serbe të jashtme, thotë se marrë parasysh varësinë ekonomike të Serbisë ndaj Bashkimit Evropian, “do të kishte efekt drastik në perspektivën zhvillimore”.

    Për të evituar një ultimatum të tillë ndërkombëtar, Staroviç thotë se “nevojitet urti dhe përkushtim”.

    Në lidhje me të ashtuquajturën kornizë të re të publikuar nga portali i Baton Haxhiut “Albanian Post” , Staroviç tha se “ajo çfarë u botua ishte një interpretim”.

    Sipas tij, “aty u tregua ai dokument, por me 95% të tekstit të fshirë”. Këtë dokument ai e quajti të formës “non-paper” dhe “të padetyrueshëm”, shkruan Reporteri.net.

    “Sigurisht se kjo përbën politikat magjisteriale të Berlinit dhe Parisit, në të cilat ata do të ngulin këmbë. Është mirë për neve që kemi marrë këso pozicionesh të ngurta”.

    “Ata na kërkojnë të lejojmë anëtarësimin e Prishtinës në OKB, të lejojmë pesë shtetet e BE-së ta njohin Kosovën, si do të dukej kjo nëse e japim dritën e gjelbërt e me vetëdije të shkelim integritetitn e Serbisë. Kjo nuk është realiste”, është shprehur ky zyrtar serb.

    Në lidhje me dokumentin në fjalë, është shprehur edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, i cili tha se “jam mjaftueshëm me përvojë në politikë të mos e pranoja” dhe se “i shkaktoi dhimbje koke”, transmeton Reporteri.

    Në New York, Aleksandar Vuçiç, tha se Serbia “në asnjë mënyrë” nuk do të lejojë që çështja e anëtarësimit të Kosovës në OKB të ngritet në agjendën e seancës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!