×
  • Lajme
  • Lajme

    ShBA dhe BE përsërisin qëndrimin kundërshtues ndaj një qeverie të Malit të Zi me Frontin Demokratik

    Reporteri
    27 Shtator 2022 | 13:32
    Fronti Demokratik me presidentin rus, Vladimir Putin

    Shtetet e Bashkuara rithkesojnë se nuk e shohin për partner Frontin Demokratik (DF) derisa edhe Parlamenti Evropian paralajmëron se Malit të Zi nuk i duhet një qeveri përfaqësuesit politik të së cilës janë nën ndikimin e presidentit rus, ka thënë ShBA dhe BE në një përgjigje për televizionin malazias, “Gradska TV”, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Pavarësisht paralajmërimeve nga qendrat perëndimore, Dritan Abazoviç, ka deklaruar se do të vazhdojë tutje me DF-në në krijimin e qeverisë së re, si dhe me iniciativën e DF-së për shkarkimin e Presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviç.

    Kërkesat e ShBA-së dhe BE-së, Abazoviç i ka konsideruar “jo të detyrueshme”.

    “Mund t’i interpretoni pikëpamjet e tyre në një mënyrë apo një tjetër. Unë s’do t’i interepretoj pikëpamjet e tyre. Edhe ne kemi të drejtë të rregullojmë gjërat brenda vendit tonë”, ka thënë Dritan Abazoviç në një intervistë dhënë për Zërin e Amerikës.

    Më 2019, Presidenti i Federatës Ruse, dy liderët DF-së – do të thotë, të bllokut pro-rus dhe pro-serb – Andrija Mandiç dhe Millan Knezheviç i ka quajti “hero të vërtetë”.

    Deklarimi i ShBA-së për qeverinë e re me DF-në:

    “ShBA vazhdimisht ka thënë se DF-në nuk e sheh për partner. DF ka dështuar të tregojë lidership në promovimin e reformave kyçe të nevojshme për anëtarësimin e Malit të Zi në BE dhe qartësisht nuk përmban në vete vlera evropiane, gjë e cila më së miri u pa me refuzimin e tyre për të dënuar luftës brutale të agresionit rus kundër Ukrainës. Mali i Zi vendos vet se si do ta formojnë qeverinë, por ne u bëjmë thirrje liderëve të Malit të Zi të vazhdojnë në rrugën evropiane, të qëndrojnë në anën e demokracisë, e jo të autokracisë, dhe të qëndrojnë në solidaritet me popullin guximtar të Ukrainës”, ka thënë ambasada amerikane në Podgoricë.

    Deklarimi i BE-së për qeverinë e re me DF-në:

    Mali i Zi është republikë e pavarur dhe ndërkombëtarisht e njohur që ka kushtetutën dhe institucionet dhe historinë shtetërore të saj, prandaj edhe nuk e di se si kandidatë me këso deklaratash dhe qëndrimesh mund të kenë mbështetjen dhe të jenë të pranueshëm për shumicën e qytetarëve malazezë”, ka thënë raportuesi për Malin e Zi në Parlamentin Evropian, Tonino Picula.

    Mali i Zi dhe politika: Zgjedhje të reja apo qeveri të re?

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!