Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhuruar Kosovës një skaner në vlerë prej 3 milionë dollarë, i cili është vendosur në pikën kufitare në Merdare.
Përmes një postimi në faqen zyrtare, Ambasada amerikane ka njoftuar për këtë donacion, duke shtuar se ShBA është krenare që ndihmojnë në forcimin e sigurisë kufitare të vendit.
E Ngarkuara me Punë e ambasadës amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, bashkë me ministrat në detyrë, Xhelal Sveçla e Hekuran Murati, kanë përuruar këtë investim sot në Merdare.
“Lufta kundër trafikimit të paligjshëm dhe parandalimi i përhapjes së mallrave të falsifikuara i bën bizneset amerikane dhe kosovare më të forta dhe më të begata. Kjo është arsyeja pse Shtetet e Bashkuara janë krenare që forcojnë sigurinë kufitare të Kosovës përmes një skaneri Rapiscan, prodhim amerikan, në vlerë prej 3 milionë dollarësh. Kjo teknologji rrit aftësitë e zbulimit, mbështet tregtinë e ligjshme dhe avancon interesat e përbashkëta të sigurisë dhe ekonomisë”, thuhet në postim./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.




