×
  • Lajme
  • Lajme

    Shefi i OSBE-së në takim me Kurtin, diskutohet për sigurinë, komunitetetet e të drejtat

    Reporteri
    03 Dhjetor 2021 | 14:30

    Bashkëpunimi ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe OSBE-së, me fokus sigurinë, komunitetet dhe të drejtat, ishin tema të takimit ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me Shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport.

    Në njoftimin për media theksohet se u bisedua për forcimin e zbatimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve Zyrtare dhe mbështetjen për Zyrën së Komisionerit për Gjuhët, në mënyrë që të lehtësohet qasja në informata me interes publik.

    Po ashtu, u diskutua për çështjen e banimit social dhe fuqizimit ekonomik të grave, si dhe organizimin e forumit, që planifikohet të mbahet mbi këto tema.

    Ambasadori Davenport shprehu gatishmërinë për vazhdimin e mbështetjes për qeverinë, në përputhje me nevojat e institucioneve dhe fushëveprimin e OSBE-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!