×
  • Lajme
  • Lajme / Takimi me ndërlidhësin

    Shefi i zyrës sllovake i shkon në vizitë Lumir Abdixhikut, ky i kërkon njohjen e Kosovës nga Sllovakia

    Reporteri
    25 Tetor 2023 | 15:23

    “Sllovakia duhet ta marrë hapin formal drejt njohjes së Kosovës”, kjo është kërkesa që kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ia ka drejtuar shefi të Zyrës Ndërlidhëse Sllovake në Prishtinë, Rastislav Kostilník.

    “Abdixhiku shprehu mirënjohje për rolin e zyrës ndërlidhëse sllovake njëkohësisht i bëri thirrje Sllovakisë që ta marrë hapin formal drejt njohjes së Kosovës dhe shprehu bindjen se një njohje nga shteti sllovak do të mirëpritej nga qytetarët e Kosovës, dhe t’i ndihmonte forcimit të marrdhënieve bilaterale si dhe stabilitetit të rajonit”, thuhet në postimin e LDK-së në Facebook.

    I pari i LDK-së e ka pritur Kostilník në selinë qendrore të partisë, me të cilin ka biseuar për situatën politike në Kosovë, si dhe qëndrimet e LDK-së karshi këtyre proceseve.

    Kryetari Abdixhiku e ka njoftuar zotin Kostilník edhe me programin 100 pikësh të LDK-së “Rruga e Re”, që do të shpaloset në detaje gjatë muajit të ardhshëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!