×
  • Lajme
  • Lajme

    Shefja e EULEX-it pritet në takim nga Haradinaj

    Reporteri
    19 Mars 2019 | 13:26

    Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka zhvilluar takim të rregullt me shefen e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou.


    Në shkrimin e tij në Facebook, ai njofton se në këtë takim është bashkëbiseduar për angazhimin e përbashkët në fuqizimin e sundimit të ligjit.

    “Në takimin e rregullt me shefen e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou, bashkëbiseduam për angazhimin tonë të përbashkët në fuqizimin e sundimit të ligjit, në mandatin ekzistues për të ofruar asistencë dhe këshillëdhënie sistemit tonë të drejtësisë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!