Një rrugë është shembur në Prishtinë, përkatësisht në rrugën Don Shtjefën Kurti.
Për shkak të gjendjes së krijuar, rruga është bërë vështirë e kalueshme.
Në fotografitë e siguruara nga Gazeta Online Reporteri.net shihet se pas shembjes është krijuar një gropë e madhe.
Në vendin e ngjarjes janë Policia, Inspektorët e Emergjencave dhe ata të Ndërtimit.




