Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar punimet në objektin në Priren ku sot ra një pllakë betoni, e cila la të lënduar gjashtë punëtorë.

Sipas informatave të deritanishme, Inspektorati tha se tre nga punëtorët e lënduar vazhdojnë të jenë në spital, ndërsa tre të tjerët janë liruar për trajtim në shtëpi. Njëri nga punëtorët e lënduar ka pësuar fraktura.

“Pas rastit, Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar punimet në këtë objekt, me qëllim të parandalimit të rreziqeve dhe garantimit të sigurisë dhe shëndetit të punëtorëve në vendin e punës”, thuhet në njoftim.

Reklamë

Inspektorati Qendror i Punës u zotua se do të vazhdojë me veprimet inspektuese në kuadër të kompetencave të tij ligjore, me fokus në sigurinë dhe shëndetin në punë.