×
  • Lajme
  • Lajme

    Sherifi e Haxhiu lëshojnë seancën sepse Haliti s’ua dha fjalën

    Reporteri
    15 Prill 2019 | 17:33

    Deputetët Bilall Sherifi dhe Albulena Haxhiu kanë lëshuar sallën e Kuvendit të Kosovës pasi udhëheqësi i seancës, nënkryetari Xhavit Haliti nuk ua dha fjalën.


    Haliti gjatë fjalës së ministrit Dardan Gashi i tha deputetit të Nismës, Sherifi, se nuk mund t’ia japë fjalën pas çdo diskutimit.

    “Nuk ka replikë. Në rregullore është. Kushdo që flet t’i do t’i bësh replikë a? A mos të ka përmendur kush emrin? Rri bre burrë”, ka thënë Haliti.

    E në anën tjetër, Sherifi i tha Halitti se ai dhe kryetari i Kuvendit e interpretojnë ndryshe prej njëri-tjetrit rregulloren.

    “Çdo deputet, përpos emrit edhe kur t’i referohet kësaj apo atij, ka të drejtë replike”, u shpreh ai.

    Në anën tjetër edhe deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu tha se me rregullore të Kuvendit ka të drejtë të bëjë replikë.

    E tek i gjithë ky debat erdhi pas shqyrtimit të parë të projektligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale, ku u kërkua që përveç përfshirjes së ditëve të pushimit, të dënuarve që qëndrojnë në burgje t’u lejohet edhe pakoja ushqimore, raporton KP.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!