Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci që jetojnë në Kosovë, të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të parakohshme që mbahen të dielën, më 25 tetor.

Përmes një mesazhi publik, ajo ka kërkuar pjesëmarrje sa më të madhe në votime, duke theksuar rëndësinë e përfaqësimit politik të shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë.

Shiroka-Pula ka bërë thirrje për bashkim, duke vlerësuar se një përfaqësim i përbashkët mund të mundësojë më shumë deputetë shqiptarë dhe një zë më të fuqishëm për mbrojtjen e të drejtave të tyre.

Reklamë

“Bashkimi është çelësi i përfaqësimit më të fuqishëm politik. Prandaj, bashkë në listë dhe bashkë në votim. Për më shumë deputetë shqiptarë në Parlamentin e Serbisë. Për një zë më të fuqishëm në mbrojtje të të drejtave, dinjitetit dhe interesave të shqiptarëve”, ka deklaruar presidentja.

Ajo ka theksuar se çdo votë ka rëndësi dhe se pjesëmarrja në zgjedhje përbën një kontribut të drejtpërdrejtë për përfaqësimin politik dhe përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

“Të bashkuar në përfaqësim, më të fuqishëm në mbrojtjen e të drejtave tuaja”, ka përfunduar mesazhin e saj Shiroka-Pula.