Një dyqan që shet të brendshme erotike është hapur zyrtarisht me një lutje myslimane në qytetin Alaca të Turqisë, në një ceremoni që ka nxitur reagime dhe kritika.
Në ceremoninë e hapjes morën pjesë kryetari i komunës, përfaqësues të partisë në pushtet dhe imami.
Prania e tyre në këtë ngjarje ka ngjallur diskutime, duke pasur parasysh natyrën e produkteve që do të shiten në dyqan.
An erotic lingerie store in Turkey was officially opened with a Muslim prayer
The opening ceremony in the town of Alaca was attended by the mayor, representatives of the ruling party and a former imam.
In response to criticism, the mayor defended himself by saying: “We didn’t even go inside.”
— NEXTA (@nexta_tv) October 22, 2026
Pas kritikave, kryetari i komunës reagoi duke u përpjekur të distancohej nga situata. “Ne as që hymë brenda”, deklaroi ai, duke iu përgjigjur komenteve për pjesëmarrjen e tij në ceremoninë e hapjes.
Ngjarja ka tërhequr vëmendjen për kontrastin mes lutjes fetare me të cilën u shënua hapja e biznesit dhe natyrës së produkteve që ai ofron.
Megjithatë, pa më shumë hollësi nga raportimi fillestar, nuk është e qartë se kush e organizoi lutjen dhe në çfarë rrethanash u zhvillua ceremonia. /Telegrafi/