Shkatërrohet ura e dashurisë në Prizren

Ura e kaltër në Prizren, e njohur si “Ura e dashurisë’, është dëmtuar nga disa persona gjatë natës së mbrëmshme.

Kështu ka njoftuar organizata “Ec ma ndryshe”, e cila ka publikuar edhe pamje të urës së shkatërruar, shkruan Reporteri.net.

“Persona të pandërgjegjshëm kanë dëmtuar veprën artistike “Ura e kaltër e dashurisë” në Prizren e cila që nga viti 2015 është shndërruar në një atraksion për banorët dhe vizitorët e këtij qyteti”, thonë ata.

Ndërkaq, organizata ka kërkuar nga organet përgjegjëse që të marrin masa ndaj personave dhe të nxjerren para drejtësisë.

“EC Ma Ndryshe fton organet e rendit në Prizren që të hetojnë këtë rast dhe mbesim me shpresën që përgjegjësit do të dalin para drejtësisë. EC poashtu kërkon që institucionet përgjegjëse të marrin masa adekuate që raste të tilla të mos përsëriten në të ardhmen”, thonë tutje ata.

Ndryshe, kjo urë ishte shndërruar në simbol të Prizrenit, pasi çifte nga e gjithë Kosova e kishin vizituar këtë urë./Reporteri.net