Në fshatin Sllakovc i Poshtëm në Gjilan, gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një rrahje në pyll, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, një i dyshuar kishte shkuar për të prerë drunj ilegalisht në pyll.

Rojtari e kishte kapur atë duke prerë drunj.

Reklamë

Pas atakimit, i dyshuari e ka sulmuar fizikisht rojtarin e pyllit.