×
  • Lajme
  • Lajme

    “Shkunden plakat” në Prishtinë

    Reporteri
    12 Mars 2019 | 8:15

    Kur kanë mbetur jo më shumë se 9 ditë për të hyrë edhe zyrtarisht në pranverë, Prishtina është zgjuar e zbardhuar nga dëbora.

    Kjo, në zhargonin popullor, njihet edhe si “shkundja e plakave”, fluskat e të cilës borë njihen si të fundit, shkruan Reporteri.net.

    E temperaturat e ditës së sotme janë ilustrim i dimrit të fundit, pasi ato gjatë ditës do të sillen nga 0 në 4 gradë.

    Temperatura të ngjashme do të ketë edhe ditëve në vazhdim, dhe moti do të rregullohet tek nga fundjava.

    Ndryshe, për dy javë Kosova u përfshi nga mot i ngrohtë çka solli një pranverë të hershme me temperature që preknin edhe 20 gradë Celsius./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!