×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpend Ahmeti reagon ndaj ministrit Murati për çështjen e TVSH-së

    Reporteri
    31 Dhjetor 2021 | 13:39

    Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Financave, Punës e Transfereve në lidhje me çështjen e TVSH-së për gastronominë.

    Murati ka thënë se nuk kanë premtuar se do të vazhdojë reduktimi i TVSH-së në 8 për qind, teksa tha se këtë vit është rritur fitimi në sektorin e gastronomisë.

    Në lidhje me këtë, Ahmeti tha se kjo qasje është “totalisht e mbrapsht dhe mosnjohuri bazike e llojeve të tatimeve”.

    “Çka i bjen kjo? Gastronomët po fitojnë shumë e duhet me i nal?  Edhe disa qebaptore kishin fitu goxha rritne TVSHnë në qebapa 20 përqind.  A duhet me hap kafeteri në pronësi të qeverisë se sektori privat është armiku kryesor i Kosovës? Qasje totalisht e mbrapsht dhe mosnjohuri bazike e llojeve të tatimeve.   TVSH edhe origjinën e ka në një mënyrë të lehtë e të thjeshtë të financimit të shpenzimeve publike kur shteti ka mungesë.  Funksioni i dytë është motivimi apo demotivimi i veprimeve të caktuara.  P.sh. Hiqet në libra për të motivuar leximin e shtohet në produkte të shtrenjta e të panevojshme apo të pashëndetshme për ti demotivuar blerjet”, shkruan Ahmeti.

    Ahmeti thotë se, “Pra ose po mendoni që kafeteritë janë institucione të mbrapshta e duhet të demotivojmë socializiminbose po mendoni që fitimi i rritur i dikujt nuk duhet lejuar.  Në dyja rastet, absurditet.  E që s’ka nevojë për financim shtesë për shpenzime publike tregon bilanci i fundvitit.  9 muaj nuk po zgjedhet OSHP që në mënyrë të pakuptueshme ka bllokuar investimet publike”.

    “Por kryesorja thelbi i TVSH është se nuk e paguan shitësi por konsumatori.  Pra ju nuk e zvogëloni profitin e kompanisë por e zbrazni edhe më shumë xhepin e qytetarit”, shkruan Ahmeti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!