×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpend Ahmeti: S’jom mo, mos më shkruani për rrugë – bashkëndjej me ju dhe komunën

    Reporteri
    11 Janar 2022 | 10:57

    Reshjet e borës që kanë filluar të bien që nga dita e djeshme i zunë sërish në befasi autoritet komunale dhe kompanitë që merren me pastrimin e rrugëve, duke shkaktuar kështu probleme në qarkullim.

    Në shumë rrugë anë e kënd Kosovës, por edhe në kryeqytet qarkullimi zhvillohej me vështirësi.

    E si gjithmonë në raste të tilla qytetarët fillojnë të ankohen te njerëzit kompetent.

    Një gjë të tillë e ka bërë mbrëmë edhe ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i cili ka ironizuar me situatën në terren, i cili, edhe vet kur ishte kryetar ishte kritikuar për mosmirëmbajtje të rrugëve.

    “S’jom mo! Mos më shkruani për rrugë! Bashkëndjej edhe me juve dhe me komunën!” ka shkruar Ahmeti në postim në Twitter.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!