×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpend Ahmeti: Taksa po duket si një garë e brendshme, do të na kushton

    Reporteri
    14 Mars 2019 | 20:41

    Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, njëherit bashkëkryesues i Ekipit Negociator për bisedimet me Serbinë, ka thënë se ata po duken keq kur po gjenden në Bruksel, pasi brenda koalicionit qeverisës ka mendime të kundërta rreth pezullimit apo jo të taksës.


    “Një pjesë e qeverisë thotë se taksa duhet me mbet, kurse një pjesë e madhe thotë se taksa duhet me u heq. PDK po të fitonte zgjedhjet sot do ta shkarkonte Haradinajn për këtë çështje (taksën), në anën tjetër kryeminsitri është i sigurt se nuk ka zgjedhje. Po dalim jo serioz, po duket si një garë e brendshme dhe po na kushton dhe do të na kushton”, tha Ahmeti, në Rubikon, trasnmeton Reporteri.net.

    I pyetur se a do hiqet nga Ekipi Negociator duke parë këtë situatë, Ahmeti ka thënë se jo nuk do ta bëjë një veprim të tillë.

    “Dialog nuk ka. Si të zhbllokohet situata. Duhet të ulemi të diskutojmë dhe ta gjejmë rrugën përpara ose mblidhemi dhe themi se nuk hiqet taksa. Për këtë mendoj se gjasat janë të vogla, por janë.

    Ose të gjithë duhet të marrim qëndrim të pezullohet dhe e treta të vazhdoj kjo ‘status quo’ deri në zgjedhje”, ka deklaruar Ahmeti. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!