×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpenzimet e Qeverisë, Kuvendi nesër me seancë të jashtëzakonshme

    Reporteri
    11 Mars 2019 | 22:16

    Zyra për media e Kuvendit të Kosovës njofton se është caktuar për të martën (12 mars), seanca e jashtëzakonshme me pikë të vetme të rendit të ditës, me temën “debat parlamentar lidhur me vendimet e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara”.


    Kjo seancë ishte kërkuar nga partitë opozitare, LDK, Vetëvendosje dhe Alternativa. Bashkë me një seancë tjetër të jashtëzakonshme, atë të thirrur “lidhur me bllokimin e KQZ-së nga ana e Presidentit të Kosovës”, ishin planifikuar që të mbaheshin më 5 përkatësisht më 6 mars, trasnmeton Reporteri.net.

    Për shkak të Epopesë së UÇK-së që mbahet me 5, 6 dhe me 7 mars, të dyja ishin shtyrë për 12, përkatësisht për 13 mars. / Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!