×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpërthen një bombol gazi në Prishtinë, lëndohet një person

    Reporteri
    02 Dhjetor 2021 | 16:09

    Një person është lënduar nga shpërthimi i një bombole gazi në rrugën “Shaip Kamberi” në Prishtinë.

    Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, tha për Gazetën Online Reporteri se bëhet fjalë për një bombol gazi e cila është shfrytëzuar për nevoja familjare.

    “Rreth orës 14:45, është marrë informata për një shpërthim në rrugën ‘Shaip Kamberi’ në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të informacioneve të para dyshohet që shpërthimi ka ardhur nga një bombol gazi e shfrytëzuar për nevoja familjare. Për pasojë një person ka pësuar lëndime dhe e njëjta është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Po ashtu janë shkaktuar edhe dëme materiale në dhomën e shtëpisë ku ishte e vendosur bombola”, njoftoi Borovci.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!