×
  • Lajme
  • Lajme

    “Shpresoj – por nuk besoj – të gjejmë zgjidhje”, thotë Vuçiç para takimit me Kurtin

    Reporteri
    18 Gusht 2022 | 11:07

    Me fjalët “shpresoj të gjejmë zgjidhje” por se “nuk besoj aspak në të”, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç e nisi takimin e Nivelit të Lartë me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin në kuadër të dialogut të Brukselit, transmeton “Reporteri.net”.

    Përmes një postimi në rrjetin e tij në Instagram “buducnostrsbijeav” pas takimin përgatitor me shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borell, Vuçiç tha se takimi “është fillimi i bisedimeve për problemet esenciale në Kosovë”.

    Në anën tjetër kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç, u deklarua rreth takimit duke e mbështetur presidentin e saj “se qëllimi ynë është të mirëmbajmë paqen dhe të sigurojmë stabilitetin”.

    Bërnabiç tha se në takim do të diskutohen ato çfarë ajo i quajti “tema kontraverze” duke iu referuar çështjes së targave dhe dokumenteve hyrëse/dalëse, ndonëse temat janë pjesë e marrëveshjes së Brukselit të nënshkruara nga palët që nga viti 2011.

    “Nuk e shoh që Albin Kurti të heq dorë nga zbatimi i qëllimeve të tij, dhe ai qëllim është dëbimi i serbëve”, i tha ajo radio televizionit të Vojvodinës.

    Ndërkaq shefi i diplomacisë evropiane, Borell përmes një cicërime në Twitter lajmëroi se kryeministrit kosovar dhe presidentit serb u ka kërkuar që në takimin e sotëm “të jenë fleksibilë”.

    “Tensionet e kohëve të fundit në veri të Kosovës kanë dëshmuar edhe njëherë se është koha që të lëvizimin para drejt normalizim të plotë”, ka shkruar Borell.

    “Pres që të dy liderët të jenë të hapur dhe fleksibilë dhe të gjejnë pika përbashkëuese”, shkroi mes tjerash Borell.

    Takimi i Nivelit të Lartë në Bruksel mes Kurti dhe Vuçiç ka nisur të enjten në ora 10:30 të mëngjesit./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!