Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të martë, 30 qershor, në autostradën Tiranë-Durrës.
Sipas informacioneve të para, një mikrobusi i linjes Berat-Tiranë ka dalë nga rruga dhe dyshohet se dy persona kanë ndërruar jetë.
Klan Newsraporton se të paktën 15 pasagjerë ndodhen në Spitalin e Traumës dhe një fëmijë ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Dyshohet se në mjet kanë qenë gjithësej 18 pasagjerë. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse për të bërë të mundur nxjerrjen e pasagjerëve.
Drejtori i Policisë Rrugore, Pertal Vatoci në një prononcim për mediat tha se shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë humbja e kontrollit.
“Humbën jetën dy persona. Paraprakisht dyshohet që shkak i aksidentit të jetë humbje e kontrollit, për shkak se automjeti nuk ka pasur kontakt me ndonjë mjet tjetër përgjatë qarkullimit në rrugë dhe patjetër, që do të jetë objekt i verifikimeve dhe të veprimeve të mëtejshme hetimore për të konkluduar shkakun real të këtij aksidenti kaq të rëndë. Nuk kemi informacion të saktë për drejtuesin e mjetit”, tha Vatoci.