×
  • Lajme
  • Raporto
  • Shqipëri

    Gazetari nga Tirana tregon arsyet pse Rama shkarkoi Ministren e Jashtme, përmend vizitën e saj në Kosovë

    Reporteri
    27 Shkurt 2026 | 10:50

    Elisa Spiropali është shkarkuar mbrëmë nga pozita e Kryediplomates së Shqipërisë.

    Gazetari nga Tirana, Ardit Rada, duke komentuar ndryshimin e afro gjysmës së qeverisë, tha se që kur kryeministri Edi Rama mori ministrin Ervin Demon në Bordin e Paqes në SHBA, u kuptua që do ta hiqte Elisa Spiropalin.

    Sipas Radës, Spiropali tentoi ta konkurronte Ramën me takimet e fundit në Kosovë, dhe e mori përgjigjen nga kreu i qeverisë.

    “Nuk besoj se ndryshimi i znj.Spiropali vjen për shkak të asaj që supozohet në media, që ka një luftë me znj.Balluku, por zgjedhja e Ferit Hoxhës në krye të ministrisë së Jashtme, vetëm e përmirëson ministrinë e Jashtme. Tani për znj.Spiropali, nëse doni një koment konkret, ishte e dukshme që kur Edi Rama shkoi në Bordin e Paqes në Washington dhe me vete mori Ervin Demon. Që këtu duhet ta kishim kuptuar ne që nuk merret ministrja e Jashtme jashtë shtetit, por merret një ministër periferik i kabinetit qeveritar. Nga ana tjetër duhet ta kishit kuptuar, apo ta kishim kuptuar edhe unë vet, që në momentin që Spiropali i bën konkurrencë Ramës, dhe bën 20 takime, bën 1 apo 2 takime më tepër se sa Rama. Konkurrenca në demokraci është e rrezikshme, sidomos kur konkurron brenda qeverisë. Nuk është hakmarrje, por Spiropali tentoi të kalonte më lart se Rama dhe se disa ministra dhe e mori përgjigjen”, tha Rada në A2CNN.

    Postin e Spiropalit e ka marrë Ferit Hoxha, ish-ambasador i Shqipërisë në BE.

    Përveç Spiropalit, janë shkarkuar edhe Belinda Balluku dhe Pirro Vengu.

    Tre emrat që mbetën pa asnjë post në qeveri

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!