Pas tensioneve, të cilat shoqëruan seancën parlamentare maratonë ku u bë dhe miratimi i Reformës Territoriale, Partia Socialiste i është drejtuar me një kërkesë Kuvendit.

Ajo ka kërkuar përjashtim me 60 ditë të Gazment Bardhit dhe Klevis Balliut nga punimet e Kuvendit, pasi hodhën ujë dhe vezë në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Kuvendi miratoi në orët e para të mëngjesit të së premtes, me 85 vota pro, projektligjin “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”.

Reklamë

Ndarja e re territoriale

Me ndarjen e re, territori i Shqipërisë do të organizohet në 46 bashki, 71 qytete përbërëse dhe 387 njësi administrative.

Bashkitë do të vijojnë të funksionojnë me një kryetar, një këshill bashkiak, një administratë dhe një buxhet të vetëm, ndërsa qytetet përbërëse do të kenë rol në koordinimin administrativ dhe organizimin e shërbimeve.

Reforma synon gjithashtu forcimin e autonomisë financiare të pushtetit vendor, rritjen e kapaciteteve administrative dhe përshtatjen e organizimit territorial me ndryshimet demografike dhe kërkesat e procesit të integrimit.

Bashkitë që humbasin statusin sipas hartës së re territoriale janë Fushë-Arrëzi, Klosi, Rrogozhina, Dimali, Poliçani, Patosi, Divjaka, Selenica, Maliqi, Këlcyra, Memaliaj, Libohova, Cërriku, Belshi dhe Prrenjasi.

Reklamë