Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtorë 17 të pandehurit të grupit të strukturuar kriminal ku përgjatë 2021-2022 kanë kultivuar 4 sera me kanabis në Berat.

Sadetin Hasaj dhe Blerim Xheka, të konsideruar drejtues të grupit kriminal, u dënuan përfundimisht me 8 vjet e 8 muaj burg secili, pas përfitimit nga gjykimi i shkurtuar.

Me nga 6 vjet e 8 muaj burg u dënuan Sidrit Bisha, Suad Smakaj, Jurgen Ujkaj, Samoel Lushaj, Endriol Xheka, Mirvaldo Disha dhe Hamdi Dyli.

Reklamë

Ndërsa Arben Vrapi, Adiol Çifliku, Lulzim Bushataj, Mustaf Manej, Bashkim Mema dhe Edison Mema u dënuan secili me 5 vjet e 4 muaj burg.

Për Drita Memën dhe Izmire Memën, Gjykata vendosi nga 4 vjet burg, por pezulloi ekzekutimin e dënimit, duke i lënë në shërbim prove për një periudhë prej 3 vitesh. /Tch/