Sot në orën 10:00  do të jetë organizimi i radhës nga protestuesit para Kuvendit në Shqipëri.

Qytetarët do të mblidhen para Kuvendit ku do të mbahet edhe seanca e radhës plenare.

Ndërkohë në orën 19:00 do të mbahet protestae 33-të radhazi ku organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve nga i gjithë vendi, por edhe shqiptarëve të diasporës, që t’i bashkohen tubimit në Tiranë.

Reklamë

Grumbullimi i protestuesve është parashikuar të nisë në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas marshimi do të vijojë drejt godinës së Kryeministrisë, ku protestuesit do të qëndrojnë për të shprehur kërkesat e tyre.

Kërkesa kryesore e protestës mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kësaj kërkese, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë masivisht në atë që cilësohet si protesta e 32-të radhazi, që shënon edhe një muaj nga nisja e protestave.